Dritan Abazoviç refuzon koalicionin me Gjykanoviç: Pa largimin e tij nuk ka aleanca!

Lajme

Dritan Abazoviç refuzon koalicionin me Gjykanoviç: Pa largimin e tij nuk ka aleanca!

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 17:46
Dritan Abazoviç

Dritan Abazoviç, numri dy i qeverisë malazeze, që është projektuar si kryeministër i vendit, ka refuzuar publikisht një koalicion me partinë e Milo Gjukanoviçit.

Më shumë se njëherë, nga vetë Gjukanoviç, por edhe nga zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Socialistëve, ju bë ofertë publike Abazoviçit, që të drejtonte një kabinet me mbështetjen nga jashtë të kësaj partie, duke u larguar nga aleanca me partitë proserbe.

Por numri dy i qeverisë aktuale, pas një heshtjeje të gjatë, ka refuzuar përfundimisht një aleancë me DPS-në pa u larguar nga politika Gjukanoviç dhe kupola që ka drejtuar vendin për 30 vjet.

Në një bashkëbisedim onlinë me ndjekësit e tij, Dritan Abazoviç tha se “nuk do të ketë kurrë asnjë kolaicion me DPS në formatin aktual. Unë nuk dua të ndjek një politikë referendumi. Mendoj se në çdo komunë të ardhshme  DPS-ja do t’i humbë zgjedhjet”, ka thënë Abazoviç.

Ai tha se grupi i tij politik “URA: “nuk ka nevojë për mandate, nëse duhet të rrimë duarkryq”.

“Na është dhënë mandati për të bërë ndryshime dhe për të rrëzuar regjimin e kaluar. Nëse nuk e bëjmë dot, le të kërkojmë një model tjetër për ta bërë këtë”, deklaroi ai.

Sipas një analize që përcjell ‘Vijesti’ i Podgoricës, në fakt ky qëndrim drastik i Abazoviçit lidhet me zgjedhjet lokale që zhvillohen në disa komuna të rëndësishme të vendit, duke nisur që nga Cetinja,  Ulqini etj, ku ura shpreson të marrë votat anti regjim.

Ndoshta, me një forcim të partisë së Abazoviçit, ku pritet të marrë drejtimin e kryeqytetit të vjetër dhe qytetit shqiptar më të madh në vend, gjërat priten të marrin një drejtim më të qartë, pasi URA, duke qenë më e fortë politikisht, mund të jetë më e lirë për negociata e kushtëzime.

Abazoviç ka komentuar edhe deklaratën e kreut të DPS-së dhe presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç se qeveria nuk ra më 13 dhjetor sepse disa parti nga koalicioni qeverisës kërkuan kohë shtesë, por rrëzimi do të ndodhë brenda një muaji” .

“Jam i magjepsur nga deklarata e tij. Kanë thënë më 13 dhjetor se kanë pasur 41 (deputetë)? Tani është e njëjta gjë dhe nëse dikush beson, shumë mirë”, tha Abazoviç. Por nga ana tjetër, numri dy i qeverisë ka thumbuar partnerin e koalicionit. “Ata me sjelljen e tyre po e mbajnë gjallë DPS-në”, theksoi ai.

Abazoviç shtoi se “Nuk dua që njerëzit të damkosen, nuk jam për atë lloj mosbesimi. Mua më thonë aleati i çetnikëve, por nuk duhet të vazhdohet me këtë ndarje. Ata duan t’i ndajnë njerëzit në 45 dhe 55, pasi kështu sunduan. Thonë mos fol me ta se janë çetnikë, mos thuaj se janë hajdutë. Rruga drejt demokratizimit të shoqërisë është që të mos ketë më kurrë ndarje të tilla”, ka deklaruar Abazoviç.

I pyetur se pse nuk ka asnjë paragraf në Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili është nënshkruar së fundmi nga URA dhe partitë e pakicës, se nuk do të bashkëpunojë me DPS-në, ai u shpreh se nuk nuk mund të vendosen kushtezime të tilla apriori, pasi politika lëviz sipas zhvillimeve, deklaratë që u pa hapur se në të ardhmen ai nuk e përjashton një koalicion me partinë e Gjukanoviçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat