Detaje nga policia për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

Lajme

Detaje nga policia për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Një person është plagosur  sot në Prishtinë, pasi në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti – zëdhënës e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth  orës 16:30, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin. /

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat