Donin ‘kokën’ e Vuçiç! Dalin detaje të tjera, ja kush është Radoje Zvicer

Lajme

Donin ‘kokën’ e Vuçiç! Dalin detaje të tjera, ja kush është Radoje Zvicer

Më: 22 janar 2022 Në ora: 06:59
Aleksandar Vuçiq

14 janari mund të ishte dita kur një atentat do t’i merrte jetën presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Lajmin për mediat serbe e ka bërë me dije ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, duke iu referuar informacioneve zytare nga Europoli.

“Përmes Europolit, më 14 janar morëm informacionin me fjalën “urgjente” nga një shtet anëtar i BE-së se një grup kriminal do të vrarë Presidentin e Republikës. Pasi morrëm informacionin së bashku me Europolin, nisëm një aksion të gjerë që synonte parandalimin e vrasjes.

Kreu i asaj organizate është shtetasi malazez, Radoje Zvicer, një nga krerët e klanit Kavaç, i cili akuzohet për organizimin dhe urdhërimin e disa vrasjeve në territorin e Malit të Zi dhe vendeve të tjera,” – tha Vulin, shkruan media serbe Blic.

Ndërkohë që benzinë zjarrit i ka hedhur Vojisllav Sheshel, lideri i Partisë Radikale Serbe, i cili pretendon se porosia është dhënë nga presidenti malazez Milo Gjukanoviç për shkak se Vuçiç po qëndronte shumë pranë serbëve në Mal të Zi.

“Kjo e tronditi qeverinë e tij,”– tha Sheshel.

Po kush është Radoje Zvicer?

Radoje Zvicer është një nga krerët e klanit Kavaç. Gazetarët kanë mundur të nxjerrin në dritë vetëm një fotografi të tij pasi ka shumë pak informacion mbi jetën e tij kriminale apo personale. Ai ka lindur në Kotorr 37 vjet më parë, por nuk ka jetuar atje për shumë vite, duke preferuar që të jetojë më së shumti në Beograd. I njëjti klan, ka rrezikuar edhe jetën e zv.kryeministrin shqiptar, Dritan Abazoviç, ndërkohë që influenca e tyre është e frikshme në rajon./Blic

Image
Radoje Zvicer
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat