Qytetarë të shumtë ia mësyjnë Brezovicës, policia del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme

Qytetarë të shumtë ia mësyjnë Brezovicës, policia del me një njoftim të rëndësishëm

Më: 30 janar 2022 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe automjeteve të shumta në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, tani për tani nuk ka vende për parking, pasi sipas policisë, të gjitha vendet e rezervuara për parking të automjeteve janë të mbushura tek Qendra e Skijimit, andaj automjetet do të ndalohen tek laura në hyrje të Parkut Nacional deri në momentin kur lirohet vendi i parkimit.

“Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qon në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional do të mbikëqyrin rrjedhën e komunikacionit dhe do të mbajnë në kontakt nga afër shoferët e automjeteve që në momentin kur lirohet vend parkingu tek Qendra e Skijimit do tu mundësohet lëvizja e tyre”, thuhet nga policia.

Tutje nga policia në Ferizaj thuhet se kjo bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim të kësaj rruge.

“Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë dhe mos të ndalojnë dhe parkojnë automjetet e tyre në më mënyrë të parregullt”, thuhet nga policia në një njoftim për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat