Mediat serbe: Shqiptarët sulmuan policinë në Kurshumli, policia e ushtria heshtin

Lajme

Mediat serbe: Shqiptarët sulmuan policinë në Kurshumli, policia e ushtria heshtin

Më: 30 janar 2022 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Disa medie serbe kanë raportuar sonte për një incident të armatosur në fshatin Rastelicë të Kurshumlisë.

Pa e cituar asnjë burim zyrtar, televizionet RTS dhe B92, si dhe gazetat Novosti e Kurir kanë raportuar se bëhet fjalë për ”dhjetëra shqiptarë prerës ilegalë pyjesh” që kanë shtënë me armë automatike drejt policisë, sot në orët e pasdites.

Sipas tyre ata më pas kanë ikur me disa traktorë në drejtim të Kosovës.

As policia e as ushtria serbe nuk kanë reaguar për të konfirmuar ose pohuar incidentin, që thuhet se ka ndodhur në zonën tokësore të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat