Daut Haradinaj takohet me komandant “Fytyrën”

Lajme

Daut Haradinaj takohet me komandant “Fytyrën”

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 22:23
Naser Shala, Daut Haradinaj

Ish-deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar se është takuar me Naser Shalën, të cilit ka thënë se gjatë luftës së Kosovës, i janë masakruar familja.

Haradinaj në Facebook shkroi se masakra ndaj familjes së Shalës ishte bërë motiv për shumë luftëtarë të UÇK-së.

“Për ata që nuk të njohin, masakrimi i familjes tuaj u bë motiv për shumë e shumë luftëtarë të kohës. Vazhdoje jetën gjurmëve të baballarëve ashtu siç të njohëm.
Përjetësisht respekt Naser Shala (Ftyra)”,
tha Haradinaj.

Naser Shala, i njohur në publik si komandant ‘Fytyra’, gjatë ditës së djeshme ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat