Drecun kërcënon nëse nuk lejohet votimi i serbëve të Kosovës

Lajme

Drecun kërcënon nëse nuk lejohet votimi i serbëve të Kosovës

Nga: F. B. Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 15:15
Milovan Drecun

“ShBA dhe BE kanë lëshuar rastin që të detyrojnë Kosovën në sjellje racionale dhe të mundësohet votimin për referendum dhe tash është vështirë të pritet që kryeministri Kurti të heq dorë nga qëllimi i pamundësimit të mbajtjes së zgjedhjeve të 3 prillit, por nëse Prishtina nuk lejon votimin nuk mund të flitet për vazhdimin e dialogut”, tha kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovë Milovan Drecun.

Ai ka nënvizuar dhe kërcënuar se nëse Prishtina pamundëson mbajtjen e zgjedhjeve vështirë se mund të flitet për vazhdimin e dialogut.

Drecun këtë e tha, duke marr parasysh qëndrimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani e cila në rrjetin social Tviter shkroi se "Republika e Kosovës mbështet Ukrainën. Janë ofruar vullnetar që do të luftonin në rast konflikti me Rusinë. Jo shumë kohë pas kësaj deklarate, ambasadori ukrainas në Shqipëri deklaroi se njohja e Kosovës nuk është në rend dite dhe nuk do të jetë edhe në të ardhmen”.

“Ky është një tentim komik i Osmanit që të nxis njohjen e Kosovës. Kjo është çështje serioze për Ukrainën me të cilën Serbia ka raporte të shkëlqyeshme. Konflikti tragjik në relacionin Ukrainë0Rusi ne nuk e shohim njëanshëm dhe shpresojmë në zgjidhje në mënyrën paqësore”, tha Drecun.

Prishtina si theksoi ai me ofertën për vullnetar vazhdon të përzihet, sepse ka kohë që tenton që të paraqitet si mburojë e Ballkanit nga Rusia dhe si thonë ata “ndikimi malinj” i saj në regjion.

Nga ana tjetër ambasada amerikane në Beograd kumtoi se është me rëndësi që qytetarët në Kosovë me të drejtë vote të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit.

Megjithatë, pushteti në Prishtinë nuk ka lejuar mbajtjen e referendumit të para disa kohëve për ndryshimet kushtetuese në Serbi.

Drecun konsideron se vizitat e Eskobar e Lajçak në Prishtinë vetëm se kanë shtuar paqartësitë kur bëhet fjalë për asociacionin e komunave serbe.

“Rezultati kryesor i vizitës së Eskobar e Lajçak është shtimi i paqartësive edhe më të mëdha, sepse Eskobar në njërën anë flet për mbrojtjen e Deçanit, respektimin e të drejtave për zgjedhjet dhe formimin e asociacionit , në anën tjetër implikon biseda të reja rreth asociacionit”, tha Drecun

Kur kësaj i shtohet edhe deklarata e “Lajçak në bisedat e mbyllura në Prishtinë se BE është në qëndrimin e njëjtë me ShBA rreth Kosovës, gjë që është e pavërtetë. BE do duhej të ishte neutrale ndaj statusit dhe marrëveshja e Brukselit duhet të përmbushet. Modeli i asociacionit tashmë ekziston, nuk ka nevojë të kërkohet tjetër, ne jemi në pjesën e dytë të formimit të asociacionit, por Prishtina qe dy vite refuzon të shqyrtojë statutin”, tha Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat