Detaje të reja nga zjarri në Ferizaj: Zjarrfikësit qëndruan aty deri pas orës 4

Lajme

Detaje të reja nga zjarri në Ferizaj: Zjarrfikësit qëndruan aty deri pas orës 4

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 08:20
“Viva Fresh Store”

Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së martës në Ferizaj. Si pasojë e zjarrit, objekti i supermarketit “Viva Fresh Store” është djegur pothuajse i tëri. nga ky rast nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkaq dëmet materiale janë të mëdha.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që ka kapluar marketin në Ferizaj. Megjithatë, dëmet që shkaktoi zjarri, janë shumë të mëdha. Gjithçka që ka pasur brenda objektit të marketit, është bërë shkrumb e hi.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se ekipet e policisë zjarrfikësve kanë qëndruar në vendin e ngjarjes deri pas orës 4 të mëngjesit.

Veseli ka konfirmuar se nga shpërthimi i zjarrit në Ferizaj nuk ka persona të lënduar.

“Zjarri e ka kapluar pothuajse të gjithë objektin. Ekipet e zjarrfikësve kanë qëndruar aty deri pas orës 4, pasi është hapësirë goxha e madhe. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Veseli.

Veseli tha se rasti është hapur si “Incident zjarri”, ndërkaq sot do të vazhdojnë hetimet për të gjetur shkakun që ka çuar deri në shpërthimin e zjarrit.

“Rasti është cilësuar si “Incident zjarri”. Hetimet janë duke vazhduar, sot do të dalin ekipet tjera për të kryer hetimet rreth shkaqeve të zjarrit”, ka deklaruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat