Johnson e krahason Putinin me Millosheviqin, përmendet edhe lufta e Kosovës: Dhe mos harroni Sllobodan Millosheviq vdiq...

Lajme

Johnson e krahason Putinin me Millosheviqin, përmendet edhe lufta e Kosovës: Dhe mos harroni Sllobodan Millosheviq vdiq...

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 21:55
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka krahasuar veprimet e Vlamdimir Putinit me ato të Sllobodan Millosheviqit gjatë viteve të 90-ta në Kosovë.

Në një fjalim në kuvendin britanik, Jonhson tha se Rusia po përdor të njëjtat budallaqe sikurse Millosheviqi, për bashkimin mes Kievit dhe Moskës.

Madje ai e ka krahasuar agresionin në Ukrainë me atë që ka ndodhur në Kosovë, teksa ka shtuar që Millosheviqi ka vdekur gjatë gjykimit.

“Një nga gjërat më magjepsëse është se sa afër në analogji janë veprimet e tij [Vladimir Putinit] dhe Sllobodan Millosheviqit. Pikërisht të njëjtat budallallëqe po hidhen për bashkimin misterioz mes Kosovës dhe Beogradit, mes Kievit dhe Moskës. Pikërisht i njëjti agresion. Dhe mos harroni Sllobodan Millosheviq vdiq në gjyq”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat