Orteku i borës bllokoi disa qytetarë në fshatin Drelaj të Rugovës

Lajme

Orteku i borës bllokoi disa qytetarë në fshatin Drelaj të Rugovës

Më: 6 mars 2022 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Disa persona raportohet se janë bllokuar në fshatin Drelaj të Rugovës.

Kjo pasi atje ra një ortek bore gjatë ditës së sotme.

Qendra e Emergjente të thirrjeve 112, e cila duke mos u lëshuar në detaje, ka bërë të ditur se dy kompanitë e pastrimit “Rosi” dhe “Lika” janë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj e ka konfirmuar rastin, por se ka bërë të ditur se orteku tashmë është larguar dhe rrugët janë të kalueshme.

“Orteku është largu e tani Rrugët e Rugovës janë të kalueshme por me disa vështirësi, për shkak të reshjeve dhe lagështisë, ka pjesa e Drelajve ka disa rrëshqitje të borës, për çka bëjmë thirrje për kujdes maksimal nga ngasësit e veturave”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat