Ramosaj: Urime 7 Marsi mësues, ju që i jepni dritë, frymë e shpirt kombit

Lajme

Ramosaj: Urime 7 Marsi mësues, ju që i jepni dritë, frymë e shpirt kombit

Më: 7 mars 2022 Në ora: 14:47
Bashkim Ramosaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot bashkë me Drejtorinë e Arsimit të kësaj komune kanë ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga 7 marsi i vitit 2021 deri sot.

“7 Marsi është burim frymëzimi për edukimin e popullit gjeneratë pas gjenerate dhe i tillë do të mbetet gjithmonë, sepse janë pikërisht shkollat tona ato që nxorrën dijetarë, mësues e luftëtarë të lirisë.

Urime 7 Marsi mësues, urime dita juaj.

Ju që i jepni dritë, frymë e shpirt kombit”, ka shkruar Ramosaj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat