26 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale

Lajme

26 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale

Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 26 aktakuza kundër 37 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 5 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 1 person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 6 aktakuza kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 8 aktakuza kundër 13 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar 2 persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve ka ngritur 9 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 2 persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur 3 aktakuza kundër 3 personave, për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat