World Happiness Report: Shteti i Kosovës më i lumtur në Evropën Juglindore

Lajme

World Happiness Report: Shteti i Kosovës më i lumtur në Evropën Juglindore

Më: 18 mars 2022 Në ora: 17:24
Albin Kurti

Ky vit shënon përvjetorin e dhjetë të World Happiness Report (Raportit Botëror të Lumturisë) duke na ftuar kështu të shikojmë prapa dhe përpara duke ruajtur raportimin tonë për mirëqenien aktuale dhe duke zgjeruar analizën tonë për efektet e gjera të COVID-19.

Seksioni i parë paraqet renditjen dhe modelimin tonë të zakonshëm të lumturisë kombëtare bazuar në të dhënat që mbulojnë 2019-2021, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Finlanda u emërua të premten “vendi më i lumtur në botë” për të pestën herë radhazi nga “World Happiness Report”, një studim vjetor i OKB-së. Zvicra është në vendin e 4-të në këtë renditje ku Libani dhe Afganistani janë në pjesën e pasme.

Me një rezultat 7.82 nga 10, vendi nordik me 5.5 milionë banorë është përpara Danimarkës, Islandës, Zvicrës dhe Holandës, në një krye të pandryshuar të renditjes dhe dominuar nga vendet evropiane, dhe veçanërisht nga Evropa Veriore.

Sipas studimit vjetor të raportit në fjalë të sponsorizuar nga OKB, Kosova zë vendin e 32.

Kurse Serbia (43), Shqipëria (90), Maqedonia Veriore (89), Mali i Zi (75), Bosnja (67) Greqia (58) Emiratet e Bashkuzara Arabe (24), konsideorhen si vendet më të palumtura të cilat radhiten gati në fund të listes, të 150 vendeve botërore. 

Libani, i tronditur nga trazirat dhe një krizë e rëndë ekonomike, bie kështu në vendin e parafundit, me 2.95 pikë, pas Zimbabvesë dhe pak përpara Afganistanit, i fundit edhe këtë vit me një rezultat 2.40.

Studimi, i publikuar që nga viti 2012, përdor kryesisht sondazhet e Gallup duke kërkuar nga banorët nivelin e tyre të lumturisë, të ndërlidhur me PBB-në dhe vlerësimet në lidhje me nivelin e solidaritetit, lirisë individuale dhe korrupsionit, për të arritur në një rezultat të përgjithshëm.

Gjermania dhe Kanadaja zbresin nga një renditje në vendin e 14-të dhe të 15-të respektivisht, pak përpara Shteteve të Bashkuara (16-ta, +3), sipas renditjes zyrtare të rreth 150 vendeve, që peshon të dhënat nga tre vitet e fundit.

Belgjika është e 19-ta me rezultatin 6.80 (d.m.th. dy renditje më poshtë se në renditjen e mëparshme), përpara Francës, e 20-ta me 6.68 pikë, “radhitja e saj më e mirë që nga fillimi i studimit”, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është e 17-ta (e pandryshuar).

Ndër fuqitë e tjera të mëdha, Brazili është në vendin e 38-të (-3), Japonia në të 54-ën (+2), ndërsa Rusia bie në vendin e 80-të (-4) në këtë edicion të përfunduar para pushtimit të Ukrainës. Kina kërceu 12 vende, në pozitën e 72-të. Sa i përket Indisë, ajo mbetet shumë në fund të renditjes (136), por fiton tre renditje.

Image
World Happiness Report

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat