Një muaj luftë në Ukrainë dhe Vladyslav Kovalchuk është kthyer nga një analist politik që flet disa gjuhë në rekrutimin e vullnetarëve për të mbrojtur sovranitetin e vendit të tij.
Ai është bërë një një skaut ushtarak për aplikantët të cilët duan të bashkohen me ‘Legjionin e të Huajve’, të cilët i shkruajnë atij nga të gjitha anët e botës. “Unë iu shpjegoj detajet përmes Telegramit, Facebook-ut ose email-it. Dhe unë u them atyre se me kë duhet të kontaktojnë kur shkelin në tokën ukrainase”, tha Kovalchuk në një bisedë telefonike nga Kyiv, raporton media e huaj, përcjell "Bota sot".
Po ashtu, analisti ukrainas përmendi vijat e kuqe për ata që duan të bashkohen në luftë dhe nuk kanë eksperiencë ushtarake.
E në këtë rast, ai përmendi edhe Kosovën.
“Nuk pranojmë persona nga këto tre shtete, Siria, Afganistani dhe Kosova, apo persona me precedentë penalë të lidhur me krime”.
Ai tregon se ai vetë i ka ndihmuar 25 pjesëtarë të brigadës nga Franca, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kaluar kufirin polak.
Në ditët e para të pushtimit, Presidenti Zelensky u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të vendeve të huaja që të bashkohen “në mbrojtjen e sigurisë në Evropë dhe në botë, ata mund të vijnë dhe të jenë në anën e ukrainasve kundër pushtuesve të shekullit XXI”
Ishin shumë ata që iu përgjigjën asaj thirrjeje për ndihmë. Por ende nuk ka një shifër zyrtare se sa ushtarë e përbëjnë legjionin ndërkombëtar, disa burime thonë se ata i kalojnë 15,000.
Kovalchuk është me origjinë nga Ivano-Frankivsk, ai flet në emër të Batalionit Azov, një milici e ekstremit të djathtë të krijuar nga lëvizja homonime në vapën e pushtimit rus të Donbasit në vitin 2014.