Mediat serbe zbuluan vrasësin e Oliver Ivanoviqit, kështu reagon Aleksandër Vuçiqi

Lajme

Mediat serbe zbuluan vrasësin e Oliver Ivanoviqit, kështu reagon Aleksandër Vuçiqi

Më: 30 mars 2022 Në ora: 16:15
Aleksandër Vuçiq

“Organet kompetente duhet të bëjnë punën e tyre dhe më mirë të mos reagojnë ndaj tregimeve dhe gënjeshtrave të pakuptimta”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes për deklaratën e Boban Bogdanoviqit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Vuçiq ka deklaruar për televizionin serb TV Pink se dy ditë para zgjedhjeve njerëzit do të shohin lloj-lloj çudirash.

“Unë as nuk mund të komentoj për këtë”, tha ai.

Boban Bogdanoviq ka thënë për rrjetin KRIK se Zvonko Veselinoviq ka urdhëruar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, se logjistika është siguruar nga Millan Radojiçiq, dhe se autori është Lubomir Lainoviq nga Novi Sadi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat