Lajçak “çmend” serbët me kërkesën lidhur me Kosovën, reagon Çoviq, ja si e quan

Lajme

Lajçak “çmend” serbët me kërkesën lidhur me Kosovën, reagon Çoviq, ja si e quan

Nga: F.B Më: 31 mars 2022 Në ora: 09:51
Nebojsha Çoviq

Ish kreu i Qendrës koordinuese për Kosovë Nebojsha Çoviq ka thënë se BE në këtë moment është plotësisht e çorientuar dhe këtë po e shfrytëzon “biznesmeni politik” siç është Lajçak, duke komentuar takimin e tij me të deputetin gjerman Michael Roth, ku ai u pajtua se BE duhet përmbush premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton “Bota Sot”.

"Lajçak nuk është hera e parë që del nga kuadri i detyrave të funksionit që kryen. Të përkujtojmë çfarë bëri në BeH dhe Mal të Zi. Ajo që ai flet nuk ka kuptim dhe ajo se ai ka marrëveshje private me disa nga kuazi qeveria e Kosovës është çështje e tij. Edhe falënderimi ndaj Bislimit është çështje e tij”, duke shtuar se sipas Lajçak duhen shpërblyer ata që me veprimet e veta rrëzuan dialogun.

“Edhe pse pushteti në Kosovë nuk lejoi zgjedhjet serbe në Kosovë, Lajçak falënderon nënkryetarin e qeverisë dhe shefin e grupit të dialogut Bislimi me të cilin u takuan në Bruksel”, shtoi ai. Lajçak tha se biseda me Bislimin ishte e vështirë, po vlerëson “qasjen e tij konstruktive për gjetjen e zgjidhjes".

Çoviq ka pyetur se cilat janë motivet që Lajçak të shpërblejë përfaqësuesin e shqiptarëve.

"Cilat janë motivet për këtë, e ata e rrëzuan të gjithë procesin për të cilin ishin të obliguar. A mund të paramendoni për çfarë motive mund të flitet? Prej se Lajçak u angazhua në dialog të gjitha problemet janë komplikuar shtesë dhe e gjithë kjo flet se nuk janë punë të pastra. E kjo për Lajçakun nuk është hera e parë", tha ai.

Është jashtë çdo logjike që Lajçak shpërblen ata që janë iniciues të thyerjes së veprimeve në situata të ndryshme që komplikuan gjërat gjatë mandatit të tij.

"Mendoj se ai nuk është i vetëdijshëm çfarë bënë apo nuk di çfarë mund të ndodhë, por me gjasë çdo gjë bënë për interesa personale", tha Çoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat