Manipulimi i medias serbe kundër Kurtit, gazeta “Alo” shkruan se ai është në lidhje me bukuroshen serbe

Lajme

Manipulimi i medias serbe kundër Kurtit, gazeta “Alo” shkruan se ai është në lidhje me bukuroshen serbe

Më: 2 prill 2022 Në ora: 13:58
Albin Kurti

Gazeta serbe “ALO” ka ka botuar artikullin manipulues ku thotë se kryeministri i Kosovës është në lidhje me një bukuroshe serbe nga një shou realit, të cilën e ka njohur në Zvicër në një gala mbrëmje që ka organizuar një shqiptar me ndikim, ku ajo ka ardhur së bashku me disa shoqe për të bërë argëtimin të paharruar, ka thënë një burim i gazetës.

Gazeta nuk jep emrin e saj, ndërkohë që shkruan se takimet kanë vazhduar edhe po vazhdojnë.

Sipas burimeve të kësaj gazete, bukuroshja serbe është bërë e famshme në shou të tilla që organizohen privatisht.

“Ajo vajzë edhe disa shoqe të saj – kolege ishin ftuar në gala mbrëmjen e organizuar nga një person shqiptar me ndikim në Zvicër, ku mysafir kryesor ishte Kurti. I ka pëlqyer sapo e ka parë, kanë biseduar por ai ishte skeptik se ia kanë përgatitur si kurth, por pas sqarimit me miq, iu ka thënë se këto janë vajza të besuara, që janë sjell aty vetëm për argëtim”, shton burimi i gazetës duke vazhduar se argëtimi me bukuroshen serbe nuk ka përfunduar në atë mbrëmje tetori, por vazhdon edhe sot dhe ngjan në lidhje të vërtetë...

Propaganda kundër kryeministrit Kurti vazhdon në këtë shkrim, duke shtuar se ata “po shihen shpesh, zakonisht jashtë vendit, por ka ndodhur që ajo ka shkuar edhe në Kosovë, ku janë takuar në vende sekrete. Po ashtu ndodhë që dëgjohen në telefon dhe shkëmbejnë mesazhe edhe foto...” zbulon burimi duke theksuar se nuk di nëse ylli serb ka ndjenja emotive ndaj tij, apo vetëm i pëlqen kujdesi, dhuratat e shumta.

“Këpucë, çanta të kompanive të njohura botërore, veshjet ekstravagante, orë e çka jo...që i ka dhuruar deri tash dhe që nuk shihet se do ndalet, tregojnë se ajo me të vërtetë po i pëlqen”, ka thënë burimi bisedues i gazetës.

Gazeta shkruan se Kurti para 10 vitesh ka martuar Riten me nënshtetësi norvegjeze e cila merret me hulumtime në luftë kundër terrorizmit, radikalizmit, ekstremizmit dhe gjëra të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat