Gjykata merr vendim ndaj dy personave që sulmuan portierin e Ballkanit

Lajme

Gjykata merr vendim ndaj dy personave që sulmuan portierin e Ballkanit

Më: 5 prill 2022 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se kanë aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në këtë komunë duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurve F.R. dhe B.K.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se dy të pandehurit e lartcekur më datë 03.04.2022 kanë hyrë në fushën e futbollit kinse për festimin e golit të barazimit në ndeshjen Gjilani-Ballkani, me ç’rast kanë sulmuar fizikisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 03.04.2022, rreth orës 15:20 minuta në stadiumin e qytetit në Gjilan, derisa zhvillohej ndeshja e futbollit, të pandehurit e lartcekur hynë në fushën e futbollit kinse për festimin e golit të barazimit, bashkë me një turmë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, me ç’rast i pandehuri F. R. e rrëzon për tokë të dëmtuarin S. F., ndërsa i pandehuri B. K., vërsulet në drejtim të dëmtuarit dhe e godet me shqelmë në fytyrë, me këtë rast i dëmtuari alivanoset dhe të njëjtin e dërgojnë në Emergjencën e Spitalit në Gjilan”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këto veprime, të pandehurit në fjalë dyshohet se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, vepër kjo e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë nga gjykata:

Gjilan, 05.04.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve F. R. dhe B. K..

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 03.04.2022, rreth orës 15:20 minuta në stadiumin e qytetit në Gjilan, derisa zhvillohej ndeshja e futbollit, të pandehurit e lartcekur hynë në fushën e futbollit kinse për festimin e golit të barazimit, bashkë me një turmë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, me ç’rast i pandehuri F. R. e rrëzon për tokë të dëmtuarin S. F., ndërsa i pandehuri B. K., vërsulet në drejtim të dëmtuarit dhe e godet me shqelmë në fytyrë, me këtë rast i dëmtuari alivanoset dhe të njëjtin e dërgojnë në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.

Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës, ka caktuar masën e paraburgimit, duke marr për bazë edhe pasojat të cilat i janë shkaktuar të dëmtuarit, po ashtu edhe rrethana e kryerjes së kësaj vepre penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat