​Prokuroria Themelore në Prishtinë nis hetimet mbi konkursin për punësim në KEK

Lajme

​Prokuroria Themelore në Prishtinë nis hetimet mbi konkursin për punësim në KEK

Më: 5 prill 2022 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi sot se Departamenti i Krimeve të Rënda - Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka iniciuar hetime lidhur me punësimet në KEK, pas akuzave për punësim në baza familjare e partiake.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për nepotizëm, duke thënë që kjo e fundit ka emëruar militantët e vet partiakë dhe ka bërë padrejtësi në konkursin e KEK-ut.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi.

Sipas LDK-së, në konkurs aplikuan 4668 persona dhe u pranuan 128, e sipas saj, prej këtyre, të gjithë familjarë të KEK-ut dhe militantë të Vetëvendosjes.

Kryeministri Albin Kurti, i cili vjen nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, ka mohuar të ketë pasur punësim të militantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat