Konflikt i pastër interesi: Liburn Aliu nënshkruan marrëveshje me UBT-në

Lajme

Konflikt i pastër interesi: Liburn Aliu nënshkruan marrëveshje me UBT-në

Nga: V.N Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:10
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot ka nënshkruar një marrëveshje me Kolegjin “UBT”, në fushat e interesIt të përbashkët, siç janë hartimi, planifikimin, zbatimin e projekteve të ndryshme që lidhen me këtë ministri, raporton Gazeta "Bota sot",

Ky është një konflikt i pastër i interesit për arsyen se ministri Aliu merr pagë nga ky kolegj privat.

Kjo njëherit është edhe në kundërshtim me premtimet më shumë se një dekadëshe të Vetëvendosjes sa ishte në opozitë, për përkrahjen e institucioneve publike të arsimit të lartë.

Për më tepër, veprimi i ministrit Aliu është në kundërshtim të plotë edhe me planprogramin e partisë, mbi te cilën ata kanë ardhur në pushtet dhe janë votuar nga qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat