Tanku serb në Prelez të Ferizajt që po tërheq qindra vizitorë të shumtë

Lajme

Tanku serb në Prelez të Ferizajt që po tërheq qindra vizitorë të shumtë

Më: 29 prill 2022 Në ora: 16:12
Tanku serb në Prelez të Ferizajt

Me një hapësirë të madhe me rreth 1200 banorë dhe me një përbërje prej dhjetë lagjeve, është ky Prelezi i Ferizajt, i cili ruan edhe objektet e luftës së fundit në Kosovë.

I tillë eshtë edhe tanku i okupatorit serb i cili ruhet si dëshmi e dëbimit të shqiptarëve, ai gjindet në zemër të këtij fshati.

Tanku qëndron në po të njëjtin vend që kur e bombardua nga forcat e NATO-s.

Përfaqësuesi i fshatit të Prelezit, Sahit Jakaj rrëfen ngjarjen e bombardimit nga NATO ndaj këtij tanku.

Sipas tij, vizitorë të shumtë vijnë t’a vizitojnë këtë vend duke u njohur më afër me historinë ndaj tankut.

Kërkesat e fshatarëve janë që të bëhet restaurimi i saj dhe ky fshat të vendoset në hartën e vizitorëve në tërë Kosovën dhe më gjerë.

Jakaj mes dhimbjes dhe krenarisë vazhdon rrëfimin e tij edhe për dëbimet që ky fshat ka përjetuar, por edhe rezistencën që kanë treguar ndaj okupimit serb.

Objekte të tilla si ky, banorët i quajnë me vlera të mëdha dhe kështu duke mos u harruar historia e këtij vendi dhe gjithë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat