Zv. Ministri serb i Mbrojtjes i afrohet kufirit me Kosovën, paralajmëron fuqizimin e ushtrisë

Lajme

Zv. Ministri serb i Mbrojtjes i afrohet kufirit me Kosovën, paralajmëron fuqizimin e ushtrisë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:07
Nebojsha Stefanoviq

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq vizitoi sot pjesëtarët e Ushtrisë Serbe në bazat “Gërliq” dhe “Veliki tërn” të cilët janë të angazhuar në detyrat e sigurimit të kufirit me Kosovën dhe kontrollit të Zonës së Sigurisë Tokësore.

Stefanoviq po ashtu ka patrulluar bashkë me ushtarët serbë, shkruan Demokracia.com.

Siç është bërë e ditur nga kabineti i tij, ministri Stefanoviq me atë rast ka thënë se shteti do të vazhdojë të forcojë ushtrinë serbe, sepse e dinte se kjo është “garancia e vetme që populli ynë do të vazhdojë të jetojë në paqe dhe stabilitet”.

“Sot kam rastin të vizitoj pjesën e rrugës së patrullës që kalojnë çdo ditë nga baza “Gërliq” deri në bazën “Veliki tërn”, me patrullën e ushtrisë sonë, pjesëtarë të Brigadës së Tretë të Ushtrisë Tokësore. Kjo është një pjesë e Zonës së Sigurisë Tokësore që ushtria jonë e ruan çdo ditë dhe siguron që qytetarët tanë të jenë të sigurt. Ne do të vazhdojmë të investojmë në ushtarët tanë dhe të investojmë në pajisje dhe armatime të reja, por me qëllim mbrojtjen e vendit tonë. Ne kurrë nuk do të jemi kërcënim për askënd, as Serbia nuk dëshiron të hyjë në luftë me askënd, as të rrezikojë stabilitetin dhe sigurinë e askujt, por ne e dimë se garancia e vetme është që ne të mbetemi të sigurt dhe të mbrojtur dhe që njerëzit tanë të jetojnë në paqe për të pasur ushtri e fortë”, tha ai.

Ai theksoi se ishte i kënaqur sepse kishte mundësi të shihte se ushtarët ishin të pajisur dhe të trajnuar.

Në vizitën e sotme të pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore morën pjesë zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Slagjan Stamenkoviq, komandanti i Brigadës së Tretë të Forcave Tokësore, kolonel Dragan Antiq, dhe shefi i Shtabit, Kolonel Stevan Kotarliq.

Kjo nuk është hera e parë që ministrat e Vuçiqit paralajmërojnë fuqizimin e ushtrisë pikërisht nga kufiri me Kosovën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat