Telefoni i futur në resho elektrik u tentua të futet në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Lajme

Telefoni i futur në resho elektrik u tentua të futet në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Më: 5 maj 2022 Në ora: 15:49
foto ilustrim

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.

Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët , më saktësisht në një resho elektrik, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni mobil i cili është tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i dënuari i dyshuar se telefoni i kapur ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

Ndërsa familjari i dyshuar sipas procedurës për rastin është njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat