Gazeta zvicerane: Shqiptarët në Serbi nuk e njohin Vuçiqin si president të tyre!

Lajme

Gazeta zvicerane: Shqiptarët në Serbi nuk e njohin Vuçiqin si president të tyre!

Më: 9 maj 2022 Në ora: 07:24
Aleksander Vuçiq

Presidenti Aleksandar Vuçiq refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, edhe pse vendi i tij ka qenë kandidat për në BE për dhjetë vjet.

Një kërkim për shkaqet nga Beogradi në Luginën e Preshevës, shkruan fillimisht gazeta zvicerane WOZ Die Wochenzeitung duke ju përkushtuar situatës në Serbi nga Beogradi deri në Preshevë pas invazionit rus mbi Ukrainë, kërcnim ky identik me invazionin e dështuar serbe në Kosovë me 1999, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Duke ecur më në jug nga Nishi, peizazhi bëhet më malor. Së shpejti minaret e bardha të xhamive do të ngrihen në qiell.

Pakica shqiptare e vendit, rreth 48,000 njerëz, jeton këtu në Luginën e Preshevës, në trekëndëshin kufitar ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të rinjtë në kafene tundin kokën kur pyeten nëse Vuçiq është presidenti i tyre.

Sipas një studenteje që kryen studimet master në Turqi, shumë do të preferonin të jetonin në Kosovën fqinje. Në Preshevë bombardimet e NATO-s nuk kujtohen si traumë por si çlirim.

Dhe kjo pavarësisht se në këtë proces u vranë edhe shqiptarë. Në një incident veçanërisht tragjik, bombarduesit ngatërruan një udhëtim refugjatësh me një kolonë ushtarake. Mbi shtatëdhjetë njerëz vdiqën.

Megjithatë, shumë shqiptarë janë mirënjohës ndaj SHBA-së. Së fundmi ka ndërruar jetë Madeleine Albright, e cila ishte Sekretare e Shtetit të SHBA-së në vitin 1999 dhe Ardita Sinani, kryetarja e Preshevës, ka postuar një fotografi në Instagram. Poshtë rreshtit: “Pusho në paqe”.

Ajo nuk tregon mirëkuptim për marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore të Vuçiqit me presidentin rus. “Serbia tani duhet të pozicionohet shumë qartë,” thotë ajo, “nëse dëshiron të jetë pro-evropiane apo pro-ruse. Është momenti i fundit për të vendosur se në cilën anë dëshironi të jeni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat