Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prizren, i riu hyn me kallash dhe shkakton rrezik të përgjithshëm

Lajme

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prizren, i riu hyn me kallash dhe shkakton rrezik të përgjithshëm

Më: 11 maj 2022 Në ora: 23:44
Ilustrim

Sot rreth orës 21:00 në fshatin Lubizhdë të Komunës së Prizrenit, në lokalin e muzikës live të njohur si “Amsterdam”, se ka pasur të shtëna me armë automatike.

Sinjalizuesit i në kushte anonimiteti kanë treguar se para hapjes së këtij lokalit, një person ka hyrë brenda me armë automatike dhe dhe ka shtënë disa herë.

Pas të shtënave ai është larguar me veturën e tij dhe për këtë rast është njoftuar Policia.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja e bredha të shkrepura, si dhe janë evidentuar dëmtime edhe në tavanin e lokalit.

Fatbardhësisht edhe pse kishte së paku dy persona në lokal, lëndime nuk ka pësuar askush.

Burimet thonë se i dyshuari tashmë është identifikuar nga Policia dhe së shpejti pritet arrestimi i tij.

Gazeta ka kontaktuar rreth orës 22:00 edhe me Policinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit kanë deklaruar se nuk posedojnë informacione lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat