Reagon Petkoviq: Dialogu është vështirësuar pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KE

Lajme

Reagon Petkoviq: Dialogu është vështirësuar pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KE

Më: 13 maj 2022 Në ora: 19:15
Petar Pekoviq

Drejtori i së ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, njëherësh kryenegociatori i shtetit serb në dialog, Petar Pekoviq është deklaruar pas takimeve të sotme në Bruksel.

Petkoviqi ka thënë se nuk ka pasur takim të drejtpërdrejt me Bislimin, pasi sipas tij ky i fundit ka refuzuar që të diskutojë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe çështjen e personave të pagjetur, raporton Tanjug.

Ai para mediave ka thënë se bisedimet e sotme në Bruksel janë vështirësuar pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“E shfrytëzova këtë moment edhe për të protestuar fuqishëm kundër vendimit të paligjshëm dhe të njëanshëm të Prishtinës”, u tha Petkoviq gazetarëve pas takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat