Për tri ditë rresht, dyshohet se e mitura u dhunua nga një 34-vjeça

Lajme

Për tri ditë rresht, dyshohet se e mitura u dhunua nga një 34-vjeça

Më: 13 maj 2022 Në ora: 21:26
Ilustrim

Për tri ditë rresht, dyshohet se një e mitur 13-vjeçare nga Komuna e Gjakovës u dhunua seksualisht nga një mashkull 34-vjeçar nga fshati Junik i kësaj komune.

Sipas qytetarëve në atë pjesë, personi i dyshuar ka qenë përdorues i substancave narkotike. Në anën tjetër, Tëvë1 ka siguruar edhe vendimin e Gjykatës Themelore të kësaj komune.

Nga data 3 deri në 5 maj, një e mitur 13-vjeçare, që fillimisht u raportua si e humbur nga familjarët, qëndroi në këtë shtëpi.

E për këto tri ditë rresht, dyshohet se ajo u dhunua nga një 34 vjeçar me inicialet SH.LL.

Sipas qytetarëve në atë pjesë, SH.LL ka jetuar në Perëndim, mirëpo për shkak të problemeve që ka bërë dhe përdorimit të substancave narkotike është rikthyer në Kosovë.

Qe ka probleme dhe është duke u trajtuar e ka thënë edhe avokati mbrojtës i tij, Driton Dobruna.

Tëvë1 ka siguruar deklaratën e tij dhe vendimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës.

“Ne i propozojmë gjykatës që të marrë për bazë shëndetin dhe gjendjen e të mbrojturit tim, i cili është në program rehabilitimi nga varësia e substancave narkotike tek spitali rajonal i Gjakovës, përkatësisht nën kujdesin e doktorit psikiatër Ilir Grezda dhe është në mes të programit duke e përfunduar të njëjtën”, tha avokati Dobruna.

Sipas këtij vendimi, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Prokurorisë së Gjakovës, Yllka Juniku Shehu ka dhënë këto detaje në lidhje me rastin.

Para 10 dite, Tëvë1 ka raportuar për zhdukjen e kësaj të miture, ku familjarët kanë treguar se edhe një herë tjetër ishte larguar nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat