Rakiç e Jevtiç iu ankuan të dërguarit gjerman për pozitë të palakmueshme të serbëve në Kosovë

Lajme

Rakiç e Jevtiç iu ankuan të dërguarit gjerman për pozitë të palakmueshme të serbëve në Kosovë

Nga: F. B. Më: 14 maj 2022 Në ora: 08:51
Goran Rakiç

Përfaqësuesit e Listës Serbe, kryetari Goran Rakiç dhe nënkryetari i LS Dalibor Jevtiç në takim me të dërguarin special të qeverisë gjermane për Ballkanin perëndimor Manuel Sarrazi ia bartën shqetësimin dhe si thanë ata pozitën e palakmueshme të serbëve në Kosovë dhe se thelbi i zgjidhjes së problemit duhet ndryshohet në mungesë të rezultateve, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Liderët e Listës Serbe, iu ankuan të dërguarit special lidhur me pozitën e tyre të palakmueshme aktuale si bashkësi, theksuan ata.

Duke përmendur disa nga problemet me të cilat përballen qytetarët serb në Kosovë, rakiç dhe Jevtiç theksuan se “çështja kyçe në zgjidhjen e shumë problemeve të serbëve është themelimi i asociacionit të komunave.

Ata shtuan se secili nga problemet duhet të zgjidhet ekskluzivisht me dialog dhe respektimin e nevojave për zgjidhje kualitative me të cilat t gjithë do të jenë të kënaqur.

Rakiç e Jevtiç sipas “RTS” theksuan se LS do të jetë partner konstruktiv në gjetjen e zgjidhjes që do të mundësojë jetë të mirë dhe stabilitet afatgjatë të qytetarëve, thuhet ndër tjera në kumtesën e LS.

Në takimin e të dërguarit special gjerman Manuel Sarrazi dhe krerëve të LS morri pjesë edhe ambasadori gjerman në Kosovë  Jorn Rode.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat