Qëndroi dy vjet në burg me të, Kastrati: Ja çfarë thoshte Ukshin Hoti kur e torturonin

Lajme

Qëndroi dy vjet në burg me të, Kastrati: Ja çfarë thoshte Ukshin Hoti kur e torturonin

Më: 16 maj 2022 Në ora: 18:08
Ukshin Hoti.

Ekrem Kastrati i kishte kaluar dy vitet e fundit të burgut me profesorin Ukshin Hoti.

Sot, në 23-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, Ukshin Hoti, Kastrati në Frontal të T7 tha se ai e konsideronte UÇK-në si arritjen më të madhe shqiptare.

Ai ka treguar se si i gëzohej Ukshin Hoti në burg aksioneve të UÇK-së.

“Profesori thoshte ‘sot sigurisht që kemi korrë një suskes’ duke u bazuar në vuajtjet, torturat që atë ditë veç shkaktoheshin kundër neve”, tha Kastrati.

Ai thotë se shoqëria shqiptare “s’do të mund ta prodhojë më një asi kalibri”.

“Profesori në burg ka pasë një trajtim të veçantë ndëshkues”, tregon Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat