Gjukanoviq nuk pajtohet me Abazoviqin rreth “Ballkanit të Hapur”

Lajme

Gjukanoviq nuk pajtohet me Abazoviqin rreth “Ballkanit të Hapur”

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:56
Milo Gjukanoviq

Pjesa më e madhe e problemeve të Ballkanit Perëndimor burojnë nga konfuzioni në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.

Dhe këto probleme janë përdorur nga palë të treta që kundërshtojnë interesat e BE-së për të ndikuar në vendet në rajonin tonë.

Ky është vlerësimi i presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, deklaratë e dhënë në Berlin pas takimit me nga homologu gjerman Frank Walter Steinmeier, shkruajnë mediat e huaja.

Kështu, ai vuri në dukje se do të ishte e rëndësishme të dëgjohej një shpjegim më i detajuar i idesë së presidentit Emanuel Macron “për BE-në në dy pista” në periudhën e ardhshme.

Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi ka nevojë për një mesazh evropian – një konfirmim që çdo vend evropian, si dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e kanë vendin e tij në BE.

Ndërsa i pyetur nëse është i shqetësuar për reagimet e shpeshta të kryeministrit Dritan Abazoviq për mbështetjen e Ballkanit të Hapur, Gjukanoviq është përgjigjur negativisht.

“Nuk më shqetësojnë, nuk janë as të reja dhe as të panjohura për mua. Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, ai gjithashtu e mbështet këtë. Gjithashtu, e kam thënë shumë herë se nuk mendoj se kjo është një nismë optimale. Më tepër e shoh atë si një lloj kopje të Procesit të Berlinit. Dallimi është shumë i dukshëm – Procesi i Berlinit bashkon të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur vetëm tri. Procesi i Berlinit bazohet në standardet evropiane, është komplementar me procesin e anëtarësimit. Ballkani i Hapur nuk insiston në standardet evropiane”.

Ndërsa rreth asaj nëse Ballkani i Hapur është një nismë që do të ishte një alternativë ndaj anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ai është përgjigjur: “Nuk mendoj se kemi nevojë për alternativë, kemi nevojë për anëtarësim. Prandaj është e natyrshme që ne të vazhdojmë me shpejtësi procesin e negociatave me BE-në. Unë besoj se kjo Qeveri do ta bëjë këtë dhe se së shpejti do të zhbllokojmë procesin e negociatave në fushën e sundimit të ligjit dhe kështu do të fillojmë të mbyllim kapitujt e negociatave dhe t’i japim vetes një vrull të mirë në atë rrugë me pjesëmarrje të plotë në Procesin e Berlinit. Unë besoj se Mali i Zi do të vlerësojë avantazhin që kemi ndërtuar në periudhën e kaluar dhe do të bëhet anëtari i parë i ardhshëm i BE-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat