“O bre kam fjet në mal, as s’kam pasur të ha e as të pi”/ Halil Kastrati: Rrëfimi i saj me të shti në dhe për së gjalli

Lajme

“O bre kam fjet në mal, as s’kam pasur të ha e as të pi”/ Halil Kastrati: Rrëfimi i saj me të shti në dhe për së gjalli

Nga: N. Sh. Më: 21 maj 2022 Në ora: 14:15
Fotografia e lokes, e publikuar nga Halil Kastrati

Humanisti Halil Kastrati ka pranuar në Shtëpinë e të moshuarve edhe një banore të re.

Një loke, e cila si duket ishte e vetmuar ka thënë se nuk ka pasur as me hanger e as me pi.

Kastrati ka shkruar në rrjetin social facebook, se ajo ka fjetur në mal.

Sipas tij, rrëfimi i lokes të shtin në dhe për së gjalli.

Postimi i plotë i Halil Kastratit:

Ahhh loti i tyre😢😢😢

“O bre kam fjet në mal, as s’kam pasur të ha e as te pi, u tutsha edhe me fjet se mos po më han najsen”😢

Historia shumë prekëse e banores më të re në Shtëpia e të moshuarve "Jetimat e Ballkanit" së shpejti me video.

Rrëfimi i saj me të shti në dhe për së gjalli.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat