Ambasadori amerikan në Serbi: Ukraina dhe Kosova janë situata shumtë të ndryshme

Lajme

Ambasadori amerikan në Serbi: Ukraina dhe Kosova janë situata shumtë të ndryshme

Nga: F.B. Më: 22 maj 2022 Në ora: 09:41
Ambasadori i ShBA-ve në Serbi, Kristofer Hill

Ambasadori i ShBA-ve në Serbi, Kristofer Hill ka deklaruar se në jetë duhet të bëhen zgjidhje dhe se tash është një moment i tillë, për Serbinë ka vetëm një rrugë dhe ajo është perëndimi dhe BE, duke shtuar se “Ukraina dhe Kosova janë situata shumë të ndryshme”, andaj nuk duhen ndërlidhur ajo që ndodhi në Kosovë në vitin 1999 me atë që po ndodhë në Ukrainë, shkruan “N1” transmeton “”Bota Sot”.

"Për dallim nga e kaluara, kur në Serbi mendohej se ka një rrugë të tretë dhe Serbia nuk është as lindje as perëndim, se është diçka e veçantë dhe shkon rrugës së saj, shumica e serbëve mendojnë se ka rrugë të vërtetë dhe rrugë të gabuar dhe ata duan të zgjedhin rrugën e vërtetë” tha Hill për “Politika”.

Hill porositi se Serbia duhet të vendos të ketë “armë të mjaftueshme dhe të blejë armë nga vende të ndryshme apo të i bashkohet mbrojtjes kolektive".

"Këtë duhet serbët ta vendosin, e unë mendoj se e kanë vendos dhe e ardhmja e tyre është perëndimi dhe jo ndonjë lindje e pa definuar. Këtë e them bazuar në atë që dëgjoj çdo ditë, por edhe në bazë të deklaratave të Vuçiqit” tha Hill.

Ai shtoi se “Ukraina edhe Kosova janë situat shumë të ndryshme njëra me tjetrën”, duke ftuar mos të vihen në lidhje ajo që ndodhi në vitin 1999 në Kosovë me atë që ndodhë sot në Ukrainë.

"Kur flitet për Kosovën dhe Serbinë, ato janë vende fqinje. Serbët jetojnë në Kosovë dhe ka shumëçka që është me rëndësi për Serbinë në Kosovë, mënyra e drejtë është dialogu me ndërmjetësimin e BE dhe bisedimet në Bruksel ", tha Hill.

Ai u shpreh se të gjitha elementet duhet të jenë në tavolinën e bisedimeve dhe nuk mund të flitet se “për këtë dua të flas e për këtë nuk dua", por ende nuk ka përkushtim e angazhim të dy palëve.

"Nëse flasim për integrimet evropiane e ato janë element në tavolinën e bisedimeve, kur njëra palë do një gjë, tjetra një gjë tjetër, por thjeshtë duhet të bisedoni për to. Jam i dekurajuar kur shoh se njëra palë dëshiron një gjë dhe nuk do atë që do pala tjetër në tavolinën e bisedimeve” tha Hill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat