Shembën muret anësore të kalasë që u restauruan në vitin 2017

Lajme

Shembën muret anësore të kalasë që u restauruan në vitin 2017

Më: 23 maj 2022 Në ora: 08:22
Kalaja e Novobërdës

Muret anësore të kalasë së Novoberdës janë duke u shkatërruar.

Ndonëse në vitin 2015 e deri në vitin 2017 fillojë restaurimi i këtyre mureve, gjendja aktuale nuk është e mirë.

Për shkak të gjendje së kalasë, edhe vizitorëve nuk po ju lejohet të hyjnë brenda saj.

Media ka provuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Kulturës rreth gjendjes së kësaj kalaje, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Kalaja e Novobërdës konsiderohet pjesë e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat