Vuçiq i gatshëm të paguaj çmimin e lartë për shkak të “politikës sovrane”

Lajme

Vuçiq i gatshëm të paguaj çmimin e lartë për shkak të “politikës sovrane”

Më: 24 maj 2022 Në ora: 09:32
Aleksandar Vuçiq

Vuçiqit i vjen edhe një falënderim nga Rusia për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj këtij vendi.

Nënkryetari i Dumës Shtetërore të Asamblesë Federale të Rusisë, Aleksandar Babakov, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “tregon guxim të madh kur i reziston presionit kolosal nga Perëndimi, i cili dëshiron ta detyrojë Beogradin t’i bashkohet sanksioneve kundër Moskës”.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe e vlerësojmë. Ne e kuptojmë se presidenti i Serbisë është i gatshëm të paguajë një çmim kaq të lartë jo për shkak të falënderimit ndaj Rusisë, por për shkak të bindjes së tij personale se shteti duhet të ketë një politikë sovrane, që një politikë e tillë thjesht nuk ka alternativë, ai e di se sovraniteti i vërtetë është shumë i shtrenjtë ndërsa lehtë humbet”, ka thënë Babakov për gazetën serbe të afërt me qeverinë, “Politika”.

Sipas vlerësimit të tij, “më e rëndësishmja është që Vuçiq të ketë mbështetjen absolute të qytetarëve të Serbisë, të cilët nuk pranojnë asnjë presion dhe “nga përvoja e tyre personale i dinë të gjitha “bukuritë” e jetës nën sanksione”.

Duke folur për sanksionet kundër RF të Jugosllavisë në vitin 1992, ai ka pretenduar se “Rusia, e cila në atë kohë ishte nën ndikimin e madh të Shteteve të Bashkuara, nuk arriti të kundërshtojë vendosjen e sanksioneve”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat