Reagon shoku i fëmijërisë i të riut që u vra në Ferizaj

Lajme

Reagon shoku i fëmijërisë i të riut që u vra në Ferizaj

Më: 28 maj 2022 Në ora: 13:16
Gazmend Hyseni

Producenti nga Ferizaj, Bini Diez, ka reaguar për shokun e tij që u vra sot në Ferizaj.

Ai ka bërë një postim prekës në Instagram për të ndjerin të cilin tha se e ka pasur edhe shok të fëmijërisë.

“Pusho i qetë shoku im i fëmijërisë, ke qenë shok, besnik, trim dhe i dashun për krejt, e pabesueshme që nuk je në mesin tonë. Shihemi në botën tjetër mashkull”, ka shkruar ai.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Ferizajit, personi me inicialet G.H dyshohet se u vra nga Qëndrim Januzi i cili është edhe vëllai i reperit Buta.

Sipas policisë i dyshuari për vrasjen është plagosur nga zyrtarët policorë pasi me pistoletën e tij iu është kthyer policëve që kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe ka refuzuar urdhërat.

I dyshuari është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe më pas për tretman në QKUK. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat