Lutfi Haziri shpreh ngushëllime për vdekjen e Bujar Nishanit: Lavdi përjetë President i shqiptarëve

Lajme

Lutfi Haziri shpreh ngushëllime për vdekjen e Bujar Nishanit: Lavdi përjetë President i shqiptarëve

Më: 28 maj 2022 Në ora: 15:32
Lutfi Haziri dhe Bujar Nishani

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Haziri ka shkruar se Gjilani do ta kujtojë me pietet Nishanin i cili ishte edhe qytetar nderi i kësaj komune.

“Na paska lënë ish-presidenti i shqiptarëve dhe miku im i madh, Bujar Nishani. Kosova, e në veçanti Gjilani do ta kujtojnë përgjithmonë me pietetet më të larta për kontributin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin e treguar institucional.

Lavdi përjetë President i shqiptarëve dhe Qytetar Nderi i Gjilanit”, ka shkruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat