Ky është pronari i furrës në Fushë Kosovë që dyshohet se sulmoi seksualisht punëtoren

Lajme

Ky është pronari i furrës në Fushë Kosovë që dyshohet se sulmoi seksualisht punëtoren

Më: 31 maj 2022 Në ora: 10:27
Ilustrim

Gazeta raportoi sot për një rast të trishtë që i ka ndodhur një punëtores në Fushë Kosovë derisa ishte duke punuar në një furrë të bukës.

Viktima, një 19-vjeçare është ballafaquar me pronarin e furrës, i cili dyshohet se e ka sulmuar seksualisht, duke e prekur e tentuar ta puth me zor.

Pas raportimit të rastit, Policia është vënë në veprim dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Burimet e sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për 34-vjeçarin Bledar Arifaj, ndaj të cilit Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin prej 48 orësh.

Në bazë të informatave të para, rasti ka ndodhur në furrë të bukës (emër i njohur për redaksinë), ku gjatë orarit të punës, pronari dyshohet se e ka sulmuar seksualisht punëtoren, ku e ka prekur në gjoks dhe ka tentuar ta puth me zor.

Për t’u mos mjaftuar me kaq, pronari dyshohet se i ofroi edhe një ofertë punëtores së tij, duke i thënë se mund t’i jap para në këmbim të prekjeve e puthjeve.

Kjo e ka shqetësuar në masë të madhe vajzën, e cila e ka denoncuar menjëherë rastin në Polici, ku ka përshkruar në detaje se si u përball me shefin.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari tashmë ngarkohet me veprën penale “sulm seksual”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat