Lavrov nuk u lejua të fluturojë, lajmërohet ambasadori rus në Beograd

Lajme

Lavrov nuk u lejua të fluturojë, lajmërohet ambasadori rus në Beograd

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 16:17
Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Bocan Kharchenk

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Bocan Kharchenko, ka organizuar pritje me rastin e Ditës së Rusisë. Ai tha se Moska s’do ta ndryshojë pozicionin e saj sa i përket Kosovës.

Në këtë pritje të ambasadës ruse kanë marrë pjesë, kryeministrja Ana Brnabiq, kryeparlamentari Ivica Daçiq, ministrat Selakoviq e Vulin, kryenegociatori Petkoviq, dhe anëtari i presidencës boshnjake Milorad Dodik.

Ai ka përmendur edhe moslejimin e aeroplanit që bartte ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov të shkelë hapësirën e shteteve anëtare të NATO-s ku tha se Serbia po qëndron e fortë dhe s’po pajtohet me kërkesat.

“Në Perëndim krijuan histeri për vizitën e paralajmëruar, sepse e kishin të qartë se me çfarë zemre do të pritej në Beograd”, tha Bocan-Kharchenko, duke theksuar se Evropa Perëndimore nuk dëshiron të dëgjojë të vërtetën realiste dhe çfarë ka të bëjë me Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat