Abazoviq: Po vjen një kohë më e mirë për bashkëpunim mes Serbisë dhe Malit të Zi

Lajme

Abazoviq: Po vjen një kohë më e mirë për bashkëpunim mes Serbisë dhe Malit të Zi

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 00:00
Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, deklaroi sot në Ohër se fakti që vizita e tij e parë në rajon do të jetë në Beograd tregon se po vjen një kohë më e mirë për bashkëpunim mes dy vendeve.

I pyetur nëse në Serbi do ta japë lajmin që Mali i Zi do të bëhet anëtar i “Ballkanit të Hapur” dhe nëse do të ishte në gjendje të sigurojë mbështetje për këtë në Mal të Zi, Abazoviq tha se fakti që ai po vjen në Beograd për vizitën e parë rajonale si kryeministër është një lajm pozitiv.

Abazoviq, i cili mori pjesë në Samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër si vëzhgues, bëri thirrje që në këtë nismë rajonale të jenë gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe jo pesë – duke nënkuptuar kështu pjesëmarrjen e Kosovës që e refuzon këtë nismë.

“Të gjitha temat e trajtuara kanë të bëjnë ekskluzivisht me standardin e jetesës së qytetarëve, qoftë trafiku, bujqësia, energjia, turizmi, kriza aktive apo projekte të mëdha infrastrukturore. Kjo është padyshim një qasje e re dhe një kthesë”, tha ai, shkruan Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat