​Ministrja Manastirliu do të vizitojë homologun Latifi në QKUK

Lajme

​Ministrja Manastirliu do të vizitojë homologun Latifi në QKUK

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 13:12
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu do të vizitojë ministrin Rifat Latifi në QKUK.

Ajo tha se është në Kosovë për të mbështetur dhe për të dhënë ndihmë në çdo aspekt.

"Shqipëria ka hapur qendrën e dytë kardiokirurgjike, për të pasur më shumë mbulim në këtë drejtim. Patjetër që e mundëson lëvizjen të kardiokirurgëve për të ardhur në Kosovë", ka thënë ajo.

Pas takimit, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha tha se shërbimet shëndetësore mes të dyjave vendeve duhet të rriten.

"Sot, më 10 qershor, në emër të kabinetit jam shumë mirënjohëse për vizitën tuaj, e cila është më shumë se ndërshtetërore. MSh qëndron fort në bashkëpunim me qellim të përfarimit të dy republikave. Me qytetarin në rrafsh të parë, duhet të sigurojmë sisteme shëndetësore të qasshme. Sistemet shëndetësore duhet të rriten dhe më shumë bashkëpunimin", ka theksuar ajo.

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë i ka uruar shërim të shpejt ministrit Latifi, duke theksuar do ta vizitojë atë në Spitalin e Prishtinës.

"Arsyeja dhe çështjet kryesore që u diskutuan në takimin e sotëm janë ndalur në dy marrëveshjet që presim të firmosen në mbledhjen e dy qeverive gjatë qershorit. Me dy marrëveshje që konsistojnë me bashkëpunimin mes dy spitaleve afër kufirit. Diskutuam edhe me shumë seriozitet për të gjitha çështjet që lidhen në sezonin turistik. Ne kemi siguruar që prej datës 15 qershor, qendrat shëndetësore verore të jenë në dispozicion të pushuesve dhe t'i shërbejnë me cilësi të gjithë pushuesit kosovarë", ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat