Shpend Ahmeti ‘ironizon’ me Bislimin e Muratin: Pse s’po i boni taksat 50% e rritne akcizën në 2 euro

Lajme

Shpend Ahmeti ‘ironizon’ me Bislimin e Muratin: Pse s’po i boni taksat 50% e rritne akcizën në 2 euro

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:22
Shpend Ahmeti

Ish kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i ka reaguar zv/kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe ministrit të Financave Hekuran Kastari të cilët sipas tij ‘po krenohen’ me mbjelljen e taksave, siç është rasti me çmimin e derivateve dhe qëndrimin e betonuar të Qeverisë se nuk do ta heqin akcizën për këtë produktë.

Ahmeti ka ironizuar me të dy këta, duke thënë se nësë është “kjo logjika qeverisëse” atëherë shtetit t`i rris taksat në 50 për qind.

Reagimi i tij i plotë:

Zv. KM Bislimi tha se rritja e çmimit të naftes i ka sjellë shtetit 15 milion euro ma shumë.

Hekuran Murati tha se qëllimi i shtetit është me mbledh sa më shumë taksa, që me i rishpërnda.

Atëherë pse s’po i boni taksat 50% e rritne akcizën në 2 euro, mbledhni ma shumë pare.

Rritja e barrës tatimore sidomos në produkte bazike është rishpërndarje në vetvete. Sidomos kur nuk jeni tu bo rishpërndarje me qato që pi mbledhni.

Nuk e di ku po i merrni këto teori, as të majta e as të djathta.

Qytetarit që je tu i marr ma shumë taksa nuk mundet me u gëzu vec me faktin qe shteti paska bo pare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat