Vuçiq flet para takimit në Bruksel: Shpresoj për së paku një marrëveshje

Lajme

Vuçiq flet para takimit në Bruksel: Shpresoj për së paku një marrëveshje

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 10:50
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur se pret që sot të arrihet marrëveshje në Bruksel.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen në tentativë për të finalizuar marrëveshjen për energjinë.

“Shpresoj se do të arrijmë një marrëveshje, sepse ajo do të ishte e para për gjëra bazike, por që është me rëndësi”, është shprehur Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se pret që nga takimi i sotëm gjithçka të shkojë në rregull “përveçse nëse pala tjetër shpik diçka”.

Më tej kreu serb ka folur edhe për takimin Samitin e BE-së që është planifikuar të mbahet më 23 qershor, e ku paraprakisht ka thënë se mund të jetë dita kur Kosovës mund t’i liberalizohen vizat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat