Dështimi i diplomacisë serbe në Kosovë: EPS do të paguajë miliona borxhe për energjinë elektrike

Lajme

Dështimi i diplomacisë serbe në Kosovë: EPS do të paguajë miliona borxhe për energjinë elektrike

Nga: F.B Më: 24 qershor 2022 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Serbia, me përfaqësuesit e Kosovës ka nënshkruar në Bruksel dokumentin për përmbushjen e marrëveshjes së energjisë të arritur në vitin 2013, më pas u miratua udhërrëfyesi i rrugës, ku përveç ndërmjetësuesve ndërkombëtar posaçërisht të kënaqur ishin zyrtarët e Prishtinës, sepse borxhet e harxhimeve për rrymë të veriut të papaguar me dekada do t'i paguajë Serbia që nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes, por edhe për faktin se pas shumë viteve refuzimi në fund pranoi që kompania “Elektroserver” të regjistrohet sipas ligjeve të Kosovës, shkruan “Nova.rs”.

Ky lajm që u cilësua si “hap përpara” në dialog nga Lajçak, aq më parë kur ai nuk pat arrit me e përmbush para dy viteve.

Çka u nënshkrua?

Dokumenti i nënshkruar nga palët i ka 9 pika, ku parashihen afatet, obligimet dhe mënyra e përmbushjes së marrëveshjes. Shkurt kompania serbe „Elektrosever“ duhet të marr licencën për furnizim në afat prej 7 ditëve nga nënshkrimi, pas të cilës duhet të dorëzojë listën e konsumatorëve. Pas kësaj pason nënshkrimi i kontratave për obligimet , fuqinë e balancuar, shpërndarjen...Të gjitha këto duhet përmbushur për 100 ditë nga marrja e licencës, kur kompetentët në Kosovë lëshojnë këtë licencë ata munden edhe ta suspendojnë në rast mosrespektimi të rregulloreve të marrëveshjes, por jo pa konsultim me zyrtarët e BE-së.

Për çka bëhet fjalë?

Serbisë askush nuk ia ka ndaluar themelimin e kompanisë “Elektrosever“, por ajo duhet të jetë me ligje të Kosovës. Që nga 2013 kur u nënshkrua marrëveshja në Bruksel, kjo ka qenë e qartë, por Serbia ka insistuar që ajo të regjistrohet me ligje serbe. Dhe rreth kësaj ishte kontesti kryesor.

"Dhe kjo çka ndodhi tash që pranuam të regjistrojmë kompaninë me ligje të tyre”, thonë burime të medias serbe.

"Ne regjistrojmë kompaninë Elektrosever“ dhe fillojmë shpërndarjen e rrymës në veri të Kosovës dhe e paguajmë atë, dhe aty lind problemi me ata që nuk duan të paguajnë rrymën, sepse nuk kemi mekanizëm për detyrim, kjo mundet vetëm me gjyqe të Kosovës dhe kjo do thotë se pranojmë ligjet edhe gjyqet e Kosovës”, ka thënë një burim i gazetës.

Pra shtrohet pyetja si u padit „Elektrosever“ ata që nuk e paguajnë rrymën edhe ku?

Kush do t'i paguajë borxhet?

Banorët e veriut të Kosovës tash e dy dekada nuk paguajnë rrymën, këto borxhe shpërndarësi turk i ka mbuluar nga operatori i Kosovës KOSTT, përkatësisht nga qeveria e Kosovës.

Sipas të dhënave nga KOSTT, humbjet vetëm në 2021 ishin mbi 40 milionë, por nuk ka të dhëna sa është minusi nga 1999 dhe nuk dihet a do paguhen retro-aktivisht.

Dushan Janjiç nga Forumi për raporte ndëretnike shprehet se në marrëveshje ka shumë paqartësi.

"Nga kompania „Elektrosever“ priten investime, por nuk dihet sa do t'i kushtojë kjo EPS, që edhe ashtu është në minus, nuk dihet cila kompani do mbledh borxhet dhe nëse banorët duhet ta paguajnë ate prej kohës kur nuk kanë paguar”, tha ai.

Humbjet janë rritur, sipas Janjiç, pikërisht nga vonesat në themelimin e kompanisë në veri.

"EPS disa herë ka kërkuar licencë veprimi, por përherë ka pasur mangësi, këtë besoj e kanë bërë me qëllim sepse themelimi i kompanisë kërkonte para të mëdha” tha ai.

Andaj konsideroj se kjo marrëveshja ka shumë gjëra të paqarta sikurse edhe vetë përmbushjen dhe realizimin në terren.

Çka janë pajtuar më herët?

Kompania „Elektrosever“ sipas marrëveshjes nga Brukseli duhet të bëj faturimin dhe kryerjen e pagesave në veri, e licencën e marr nga Rregullatori për Energji në Kosovë (ZRRE).

Pas marrëveshjes në vitin (2013.), Kosova dhe Serbia ishin akorduar edhe për përmbushjen e kësaj në vitin 2015, ku qëndronte se kompania „Elektrosever“ duhet parashtroj kërkesën tek rregullatori i zyrës për energji për licencim për furnizim të konsumatorëve me energji, blerje e shitje në tregun e hapur dhe eksport të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat