Vuçiq me lojën e vjetër: Edhe një shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës

Lajme

Vuçiq me lojën e vjetër: Edhe një shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 23:02
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se një tjetër shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Mirëpo, ai nuk ka treguar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Ai, për këtë gjë, ka folur në një konferencë për mediat.

“Ndaluni njerëz. Dhe më lëni t’ju tregoj, tashmë kemi shtetin e pestë që tërheqë njohjen e Kosovës”, ka thënë ai.

Këtë mbrëmje, presidenti serb ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur me gjuhë të ashpër pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet për çështjen e dokumentacionit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat