Çitaku reagon për vrasjen e Marigona Osmanit: Nuk mjafton dënimi i kriminelëve

Lajme

Çitaku reagon për vrasjen e Marigona Osmanit: Nuk mjafton dënimi i kriminelëve

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 12:38
Vlora Çitaku

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se “nuk mjafton dënimi i kriminelëve”, referuar Dardan Krivaqes i cili akuzohet se e vrau 18 vjeçaren Marigona Osmanin, gushtit e vitit të 2021.

E dje është publikuar aktakuza ndaj tij ku tregohet për gjithë dhunën që Krivaqa dyshohet ta ketë kryer mb Marigonën.

“Kjo vrasje të na shërbejë si këmbanë për ta luftuar e çrrënjosur një mentalitet i cili gruan e godet çdo ditë, në shtëpi, në punë, në hapësirën publike, e qe besa edhe në hapsirat virtuale”, ka shkruar Çitaku në Facebook, të enjten.

“Dhimbje e trishtim pafund”, ka mbaruar postimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat