Lajçak: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interes të Serbisë

Lajme

Lajçak: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interes të Serbisë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 22:45
Foto nga takimi

Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak deklaroi sot në përfundim të vizitës në Beograd se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin kombëtar të Serbisë.

“Më vjen mirë që gjatë kësaj vizite u takova me partitë opozitare parlamentare në Serbi për të dëgjuar pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre ndaj dialogut.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin kombëtar të Serbisë dhe si i tillë ka nevojë për mbështetje ndërpartiake”, shkroi diplomati sllovak në Twitter.

Para shkuarjes në Serbi, Lajçak qëndroi për vizitë treditore në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat