Naim Miftari publikon një fotografi duke e ngre zhag Policia Liburn Aliun, thotë shkoni te djemtë e Lushtakut, Thaçit, Grabovcit e Veselit

Lajme

Naim Miftari publikon një fotografi duke e ngre zhag Policia Liburn Aliun, thotë shkoni te djemtë e Lushtakut, Thaçit, Grabovcit e Veselit

Nga: N. Sh. Më: 4 korrik 2022 Në ora: 12:38
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka publikuar një fotografi të Liburn Aliut, aktualisht ministër i Kosovës, gjatë një proteste në Prsihtinë derisa Policia e ngrehin zhag.

Miftari duke komentuar këtë fotografi dhe rastin e fundit që ka ndodhur me Nuredin Lushtakun, djalin dhe vëllain e tij ku mbeten të plagosur dy policë të Kosovës, thotë se Policia është politike.

Sipas tij, kallaj e kanë nge zhag Liburn Aliun dhe e kanë përgjakur Gani Krasniqin.

Ai i sygjeron që të shkojnë te djemtë e Grabovcit, Thaçit, Veselit e Lushtakut.

Postimi i plotë:

Policia politike!

Kallaj e pegllatshit Liburn Aliun, Albin Kurtin, përgjakshit brutalisht bacen Gani Krasniqi, baben e dëshmorit të kombit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së..... shkoni te djemtë e Adem Grabovcit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Sami Lushtakut, Nuredin Lushtakut Zafirit... ju bajnë petulla edhe ju rrehin edhe ju shtinë falje me ju kërku që nuk ju kanë mbytë dajak krejt!

Image
Fotografia e publikuar nga Naim Miftari

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat