Mbytet fëmija njëvjeçar në një pishinë në Drenas

Lajme

Mbytet fëmija njëvjeçar në një pishinë në Drenas

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Një fëmijë njëvjeçar është mbytur në një pishinë në fshatin Likoshan të Drenasit.

Kështu tha drejtori i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet Ismet Bogiqi.

Bogiqi tha se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve nga Qendra e Mjekësisë Familje në Drenas.

Ai theksoi se lidhur me rastin janë informuar edhe policia.

Drejtori i QKMF-së tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Nuk dihen shkaqet se si ka ardhur deri tek rasti tragjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat