Ky është 19-vjeçari që u godit për vdekje në Veternik, po shpërndante porositë me motoçikletë

Lajme

Ky është 19-vjeçari që u godit për vdekje në Veternik, po shpërndante porositë me motoçikletë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 09:31
Halil Halili

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje para mesnatës në Veternik.

Siç njofton Policia, një person derisa ka qenë duke vozitur me veturë, ka goditur një person i cili po lëvizte me motoçikletë.

Burime bëjnë të ditur se viktima është 19-vjeçari, Halil Halili nga fshati Halabak i Komunës së Podujevës.

Siç njoftojnë burimet, viktima ka qenë punëtor i “Sach Pizza” dhe në atë kohë kishte dalë me motoçikletë për t’i shpërndarë porositë.

“Veternik, Prishtinë 03.07.2022-23:46. Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoqkletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat