Nis sezoni i korrje-shirjeve, Haradinaj: Beteja për bukën është interes strategjik për vendin

Lajme

Nis sezoni i korrje-shirjeve, Haradinaj: Beteja për bukën është interes strategjik për vendin

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 13:24
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar bujqit me rastin e fillimit të sezonit të korrje-shirjeve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se çdo kokërr gruri për hambaret e Kosovës është detyrë fisnike.

“Beteja për bukën është interes strategjik për vendin. Çdo kokërr gruri për hambaret e Kosovës, është detyrë fisnike.

I uroj bujqit e fermerët për nisjen e sezonit të korrje – shirjeve duke i siguruar se gjithmonë do të jem afër dhe avokues për të drejtat e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat